Divani është mobilja që përdoret më shumë se çdo tjetër në shtëpi dhe, njëkohësisht, ajo për të cilën merren vendimet më të nxituara. Një divan me porosi ju lejon të kontrolloni tre elemente që një divan i gatshëm nuk i ndryshon dot: përmasat, sfungjerin dhe pëlhurën.
1. Përmasat: matni hapësirën, jo divanin
Para se të flasim për model, matni gjatësinë e murit dhe distancën që mbetet e lirë për të kaluar. Rregulli praktik: lini të paktën 70–80 cm hapësirë kalimi para divanit dhe rreth 40 cm mes divanit dhe tavolinës së kafesë.
Për këndoret, kontrolloni gjithmonë nga cila anë hapet dera e ambientit — kjo përcakton nëse kthesa duhet majtas apo djathtas.
2. Sfungjeri: aty ku vendoset jetëgjatësia
Ky është detaji që nuk duket, por ndihet çdo ditë. Sfungjeri me densitet të ulët mbyt për gjashtë muaj dhe pastaj mbetet i shtypur përgjithmonë. Ne përdorim sfungjer me densitet të lartë për uljen dhe kombinime më të buta për shpinën, që të mos jetë as shumë i fortë, as pa mbështetje.
Cili fortësi t’ju përshtatet?
- Më i fortë: për ata që ngrihen e ulen shpesh, për familjet me të moshuar dhe për divane që përdoren shumë.
- Mesatar: zgjedhja më e balancuar për sallonin familjar.
- I butë: ideal për ambiente relaksi dhe për ata që preferojnë të shtrihen gjatë.
3. Pëlhura: bukuri që duhet të jetojë me realitetin tuaj
- Familje me fëmijë ose kafshë shtëpiake: pëlhura të thurura dendur, rezistente ndaj gërvishtjeve dhe të lehta për pastrim.
- Ambiente me shumë dritë: zgjidhni ngjyra që nuk zbardhen shpejt nga dielli.
- Pamje elegante: velur dhe pëlhura me teksturë japin thellësi, por kërkojnë pak më shumë kujdes.
Ne ju sjellim mostrat në shtëpi, që ta shihni ngjyrën në dritën reale të ambientit tuaj — jo nën llambat e një showroom-i.
4. Thellësia e uljes
Një divan shumë i thellë duket i rehatshëm në foto, por nëse jeni me shtat mesatar, këmbët nuk arrijnë dyshemenë dhe shpina mbetet pa mbështetje. Ky është një avantazh i qartë i porosisë: thellësinë e përcaktoni ju.
5. Struktura dhe këmbët
Struktura prej druri të tharë mirë është baza e çdo divani të qëndrueshëm. Këmbët e larta e bëjnë pastrimin më të lehtë dhe ambientin më të ajrosur; këmbët e ulëta japin pamje më masive dhe moderne.
Pyetje të shpeshta
A mund të zgjedh vetë pëlhurën dhe ngjyrën?
Po. Tapiceria personalizohet plotësisht: pëlhurë, ngjyrë dhe densitet sfungjeri sipas dëshirës suaj.
A bëni edhe rinovim divani ekzistues?
Na kontaktoni me foto dhe përmasa dhe ju kthejmë përgjigje për mundësinë dhe koston.
A shkon divani me mobiljen tjetër të sallonit?
Po — mund ta harmonizojmë me meblen TV dhe tavolinat. Lexoni idetë te Sallone moderne me meble TV dhe ndriçim LED.
Porositni divanin tuaj
Shikoni realizime te galeria jonë dhe më pas na shkruani ose telefononi në +355 69 643 9127 për një ofertë pa detyrim.
